Ambasadori Canaj zhvilloi takim me Presidentin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë, Z. Milosh Jankoviq dhe Dr. Adam Sofronijeviq, Zëvendës Drejtor i Librarisë Universitare “Svetozar Markoviq”, Zëvendës President i “Adligat”, njëherazi drejtues të Bordit të Muzeumit të Letërsisë së Serbisë.
Ambasadori Canaj i falenderoi për vizitën që zhvilloi disa ditë më parë në këtë Muzeum dinjitoz me arkiva, relike e dokumenta arkivore qindravjeçare nga gjithë vendet e botës.
Mbresëlënëse ishin prezantimi i Drejtorit Ekzekutiv të Muzeumit, Z. Viktor Laziq të 200 librave në gjuhën shqipe të shumë shkrimtarëve të njohur të Shqipërisë, si dhe Katalogu me pulla postare të Shqipërisë për periudhën 1912-2012.
Gjithashtu, Ambasadori i falenderoi për materialet e dokumentat arkivore, letrare e artistike të shkrimtarit e poetit të shquar shqiptar, Martin Camaj, që i dhuruan Përfaqësisë.
Në mirënjohje e respekt Ambasada i dhuroi Muzeumit të Letërsisë së Serbisë të tjera libra në gjuhën shqipe.