Ambasadori Bardhyl Canaj priti në takim në Përfaqësi, Shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, Z. Jetish Jashari.
Dy interlokutorët disktuan për agjendat dhe intensifikim e aktiviteteve të përbashkëta, situatën rajonale, gjeopolitikën e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe pritshmëritë në rajonin e Ballkanit.