Sot, Ambasadori Bardhyl Canaj zhvilloi një takim me Ambasadorin e Qipros në Serbi, Z. Andreas Photiou.
Gjatë bisedës u diskutua roli i Qipros në avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, me theks të veçantë tek mbështetja gjatë Presidencës Qipriote të Këshillit të Bashkimit Evropian. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së dhe sfidat e përbashkëta që paraqet situata në Ukrainë.
Ambasadori Canaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të dialogut politik dhe ekonomik, si element kyç për avancimin e reformave dhe integrimit evropian të Shqipërisë.
Takimi shërbeu gjithashtu për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të diskutuar mënyra konkrete për përshpejtimin e këtij procesi.



