Takim e bisedime tejet produktive mes Ambasadorit Canaj dhe Ambasadorit Jetish Jashari, Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Shtetit të Kosovës në Serbi.
Ambasadori Canaj falënderoi për bashkëpunimin e koordinimin e agjendave të përbashkëta për gjithë Vitin 2025, si dhe harmonizimin e dialogut të ndërsjelltë. Bashkëbiseduesit u dakordësuan për intensifikimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi për Vitin 2026, duke ndjekur me përparësi situatat rajonale, problematikat në Ballkanin Perëndimor e gjeopolitikën ndërkombëtare.



