Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Prof. Dr. Branislav Dordevic, Drejtor i Institutit Ndërkombëtar për Politikë dhe Ekonomi.
Gjatë takimit u diskutua mbi intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe në sektorët kërkimorë, shkencor, në fushat e politikës dhe ekonomisë, atë universitar e akademik, etj.
Ambasadori Canaj vlerësoi propozimet e Prof.Dr. Dordevic për t’u bërë pjesë e Forumit të këtij Instituti prestigjoz me Ambasadorët e akredituar në Serbi, pjesëmarrjen në Konferencat Ndërkombëtare që organizohen nga ky institucion, si dhe nisjen e bashkëpunimit me Institute e qarqe akademike e universitare nga Shqipëria.