Ambasadori Canaj vijon takimet e punës me mikun e kolegun, Ambasador Jetish Jashari, Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Shtetit të Kosovës në Serbi.
Bashkëbisedimi i sotëm u fokusua rreth raporteve e bashkëpunimit të intensifikuar Shqipëri- Kosovë; agjendave tona të përbashkëta për të ardhmen dhe situatën në rajonin e Ballkanit, si dhe gjeopolitikën aktuale ndërkombëtare.



