Ambasadori Bardhyl Canaj u takua me gazetarin e analistin e shquar shqiptar, ekspertin e çështjeve ndërkombëtare, veçmas të Rajonit të Ballkanit, z. Idro Seferi.
Ambasadori Canaj e përgëzoi z. Seferi për profesionalizmin e tij e kontributin që ka dhënë për mediat e Shqipërisë, si korrespondent i tyre në Serbi, kontribut të cilin e vijon aktivisht në detyrën si Korrespodent i Agjencisë prestigjioze të lajmeve nga Gjermania, Deutsche Welle, me qendër në Beograd.