Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Rajonale për Zhvillim të Francës – AFD-së, me seli në Beograd, Z. Arnaud Dauphin.
Agjencia AFD, në bashkëpunim me organizmat e ngjashme nga Gjermania e BE-ja, ka finalizuar marrëveshje të shumta bashkëpunimi me organizmat shtetërore të Shqipërisë në sektorët e Menaxhimit të Ujërave, Energjisë, Turizmit, Mbetjeve Urbane në qytetet e Gjirokastrës, Vlorës, Durrësit, Kukësit, etj, në vlerën e mbi 350 milionë eurove.
Në vitet në vijim ky bashkëpunim do të avancojë me mbi 50% më shumë investime në kuadrin e Programit ‘ Mbështjetja e Reformës në sektorin energjetik në Shqipëri’, bashkë me partnerët nga Gjermania e do të shtrihet edhe në investime në sektorët si Smart City në Tiranë dhe integrimin e ndihmat ndaj vajzave dhe nënave të reja në qytetet e tjera të Shqipërisë.