Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj takoi Kryetarin e Dhomës së Tregtisë së Serbisë, z. Marko Čadež. Në takim u ra dakord që në vjeshtë të organizohet një forum i madh biznesi në Beograd, i cili do të sjellë së bashku biznesmenë dhe kompani nga Serbia dhe Shqipëria nga të gjithë sektorët premtues.
Čadež dhe Canaj diskutuan për marrëdhëniet aktuale dypalëshe mes dy vendeve, si dhe për mundësitë për përmirësimin e tyre jo vetëm në fushën e ekonomisë, por edhe në atë të arsimit dhe kulturës.