Ambasadori Canaj zhvilloi sot një takim me Kreun e ri të Misionit të OSBE-së në Serbi, Ambasador Marcel Peško.
Dy Ambasadorët diskutuan lidhur me bashkëpunimin e frytshëm aktual dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit të ardhshëm.
Gjatë takimit u trajtuan gjithashtu çështje që lidhen me situatën dhe problemet e minoritetit shqiptar në Serbi, duke u theksuar rëndësia e respektimit të të drejtave të tyre në përputhje me standardet ndërkombëtare.



