Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj zhvilloi një takim me ambasadorin e Ukrainës në Serbi, Z. Volodymyr Tolkach.
Ambasadori Tolkach vlerësoi tejet pozitivisht nismën e Kryeministrit të Shqipërisë, Z.Edi Rama, për organizimin e “Ukraine-South East Europe Summit”, që do të mbahet në Tiranë, në datën 28 Shkurt.
Ambasadori Tolkach shprehu konsideratat e larta për qëndrimet e përhershme të Shqipërisë kundër pushtimit rus të territoreve ukrainase, veçanërisht ato në premisat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.