Më 17 shtator 2024, Ambasadori Bardhyl Canaj priti në Përfaqësi Ambasadoren e re të Izraelit në Serbi, Znj. Avivit Bar-Ilan.
Ambasadorja Bar-Ilan vlerësoi eksperiencën e çmuar e unike të popullit shqiptar në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit, intensifikimin e dinamikën progresive të marrëdhënieve të gjithanshme e në të gjitha fushat mes dy vendeve, të cilat u konkretizuan edhe me vizitën historike të Presidentit izraelit, Herzog, ditë më parë në Tiranë, si dhe kontributin e diplomacisë sonë në institucionet ndërkombëtare në përkrahje të Izraelit.