Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një vizitë dy ditore në Luginën e Preshevës.
Ambasadori zhvilloi bashkëbisedime konstruktive me Drejtuesit e Komunës së Preshevës, Zyrën për Rininë të kësaj Komune, Drejtues të Komunës së Bujanocit, Drejtues të subjekteve politike të Komunës dhe Deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Z. Shaip Kamberi.
Gjithashtu, Ambasadori Canaj pati takime me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Z. Nevzat Lutfiu dhe përfaqësues politikë e të shoqërisë civile nga Medvegja. Fokus i veçantë ishte takimi me Unionin e bizneseve të Luginës dhe Drejtuesit e Zyrës lokale të OSBE-së.