Irena Stangierska ka bërë disa fotografi të mahnitshme gjatë udhëtimit të saj për në jug të Shqipërisë.
Ajo, së bashku me shoqen e saj Piotr Karpinski janë adhuruese të zhytjes në shpella dhe ju pëlqen shumë që të udhëtojnë në vende speciale dhe të rralla.
Ato udhëtuan në shumë vende, duke u zhytur në shpella të cilat janë të njohura për shumicën e njerëzve, por dëshiruan që të shkojnë në një vend të ri ku njerëzit më parë nuk kanë qenë.
Shoqet udhëtuan për në jug të Shqipërisë dhe u zhytën në tri shpella: Viroit, Skotinit dhe Petranikut, por ajo që iu pëlqye më së shumti ishte e para, transmeton lajmi.net.
Ato e eksploruan atë me një zhytës polak, Krzysztof Starnawski, deri në 240m thellësi.
Shpella ndodhet afër qytetit të bukur të Gjirokastrës.