Në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë filloi edicioni i 19-të i festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” Presheva 2024, i cili do të zhvillohet nga data 9 deri më 13 dhjetor 2024. Ky festival i shërben më së miri ruajtjes së traditave dhe kulturës shqiptare.
Hapjen e këtij edicioni e përshëndetën Drejtori i Shtëpisë së Kulturës Preshevë, Z. Naser Nuredini, Sekretarja e Parë e Ambasadës së RSH-së në Serbi, Znj. Elona Dedi dhe Kryetarja e Komunës së Preshevës, Znj. Ardita Sinani.
Siparin e këtij festivali e hapi më 9 dhjetor Teatri “Bylis” i qytetit të Fierit me komedinë “Ëndërr në Papafingo”, krijimi më i fundit i autorit dhe regjizorit të mirënjohur shqiptar, Z. Leka Bungo.
Aktorët e talentuar përcollën emocion e të qeshura pranë publikut artdashës të Preshevës.