Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Serbi, ka nderin të informojë se Qeveria e Shqipërisë ka shpallur Ditë Zie Kombëtare datën 2 nëntor 2025, me rastin e ndarjes nga jeta të Z. Fatos Nano, ish-Kryeministër i Shqipërisë, udhëheqës dhe politikan i shquar.
Në këtë ditë, flamuri kombëtar i Shqipërisë do të ulet në gjysmë shtizë.
Me këtë rast, në ambientet e Ambasadës do të hapet Libri i Ngushëllimeve më 3 dhe 4 nëntor 2025 në oraret: 10:00-12:00 dhe 14:00-16:00.
Mesazhet e ngushëllimit mund të përcillen dhe elektronikisht në adresën: condolences@mfa.gov.al .

    

