Më 9 dhe 10 maj 2025, në Luginën e Preshevës u zhvillua festivali i parë i Stand-Up Komedisë “Lugina Fest”. Ky projekt u realizua me mbështetjen e dhënë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë.
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Sh.T.Z. Bardhyl Canaj, nderoi artistët dhe të gjithë publikun shqiptar të Luginës me praninë dhe fjalën e tij përshëndetëse.
Pas dy netëve të mbushura me të qeshura dhe energji pozitive, festivali “Lugina Fest”u përmbyll me sukses në Bujanoc.