Më datë 6 mars 2017, Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, u takua me Ministren e Administratës Publike dhe të Vetëqeverisjes Lokale, Ana Brnabic. Në takim u shkëmbye përvoja në një sërë fushash me interes të ndërsjellë, duke u ndalur në përvojën pozitive të Shqipërisë në reformën e administratës publike , në e-government, rekrutimin në administratë on-line, bashkëpunimin me Bankën Botërore etj.
Ministrja Harito e ftoi homologen e saj Brnabic për një vizitë në Tiranë në maj të këtij viti, ftesë që u prit me kënaqësi.