Më 23 dhjetor 2024, në ambientet e Komunës së Preshevës, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Bashkisë së Elbasanit dhe Komunës së Preshevës. Marrëveshja parashikon bashkëpunim dhe ndërveprim të thelluar midis dy njësive të vetqeverisjes vendore në fushat ekonomike, kulturore dhe arsimore.
Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, z. Gledian Llatja, dhe Kryetarja e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani.
Kjo marrëveshje forcon më tej lidhjet mes dy bashkive dhe hap horizonte të reja bashkëpunimi!