Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë njofton të gjitha mediat e interesuara, se ka nisur procesi i akreditimit për Samitin IV të Diasporës, i cili do të zhvillohet në Tiranë, në datat 13 -15 prill 2026.
Përfaqësuesit e mediave janë të lutur të dërgojnë kërkesën e tyre në adresën elektronike: info@mfa.gov.al
Afati i fundit për aplikim është dita e enjte, 9 prill 2026.
Në kërkesë duhet të përfshihen të dhënat e plota të gazetarëve që do të marrin pjesë, përfshirë:
• Emrin dhe mbiemrin
• Median që përfaqësojnë
• Numrin e kartës së identitetit/pasaportës
• Numrin e kontaktit dhe adresën e email-it
Faleminderit e ju mirëpresim!


