Ambasadori Canaj mori pjesë në Konferencën e 8-të Rajonale “OneRegionOneMarket-Plani i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, si një hap drejt integrimit të përbashkët të këtij Tregu Rajonal ballkanik në atë Evropian”, që u zhvillua në qytetin e Novi Sad.
Konferenca u ndoq me mjaft interes nga Ministrat e Tregtisë e Ekonomisë, Presidentët e Dhomave të Tregtisë e Industrisë së rajonit të Ballkanit, si dhe mbi 150 përfaqësues të sipërmarrjeve e bizneseve që operojnë në tregun e Ballkanit Perëndimor”.
Të pranishëm dhe mbajtën fjalime ishin dhe drejtues korporatash, drejtues të instituteve financiare nga Evropa dhe Banka Qendrore Evropiane, si dhe ajo Botërore.