Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti në takim Z. Shaip Kamberi, Deputet i Luginës së Preshevës në Serbi.
Në takim u diskutua për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët në këtë trevë.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, e siguroi Deputetin Kamberi se, qeveria dhe institucionet shqiptare janë në mbështetje të plotë të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.