Sot në Tiranë, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Serbi, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi promovimin e librit “Unë, bija e Atdheut” të autores, Amina Nuraj. Autorja Amina Nuraj është njëkohësisht Kryetare e Degës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar. Në këtë vepër flitet për identitetin, atdheun dhe rrugëtimin e një shqiptareje që e do me shpirt kombin e vet. Libri përbën një këndvështrim në thellësitë e mendimin shqiptar nga një e re aktiviste.
Promovimi i librit u përshëndet nga Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit Alda Bardhyli, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi Enkel Rexhepi, Kryetari i Shoqatës Tirana Shkëlqim Hajdari dhe Kryetari i Fondacionit “Rrënjët tona” Prof. Sazan Guri.



