Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Turqisë, Z. Hami Aksoy.
Në takim u diskutua lidhur me bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve, rolin e Republikës së Turqisë në Rajonin e Ballkanit, raportet Turqi-Serbi dhe intensifikimin e trupës diplomatike të akredituar në Serbi.