Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Deputetin e Luginës së Preshevës, përfaqësuesin e komunitetit shqiptar në Parlamentin e Republikës së Serbisë, Z. Shaip Kamberi.
Takimi u fokusua në intensifikimin dhe bashkërendimin e agjendave të përbashkëta me synim ardhmërinë e Luginës.