Ambasadori Bardhyl Canaj zhvilloi një takim në përfaqësi me Z. Pierluigi Lodola, Shefi i Zyrës së Ndërlidhjes Ushtarake të NATO-s (NATO MLO) në Beograd.
Bashkëbisedimi u fokusua rreth situatës së sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit dhe gjeopolitikës e sfidave që po përjeton mbarë bota. Zyrtari i NATO-s vlerësoi kontributin dhe rolin tejet aktiv të Shqipërisë për paqen dhe sigurinë rajonale dhe partneritetin konstruktiv me Aleancën Transantlantike.