Më datë 20 shkurt 2018, në Beograd, u zhvilluan konsultimet politike midis delegacionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë së kryesuar nga drejtori politik i kësaj Ministrie, z. Zoran Vujiç dhe delegacionit të Ministrisë së Evropës e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë së kryesuar nga drejtori i Përgjithshëm për Çështjet Politike e Strategjike, z. Ferit Hoxha. Ndër të tjera të dy delegacionet diskutuan rreth marrëdhënieve dypalëshe, ecurisë së procesit të integrimit në Bashkimin Europian, situatën në rajon, bashkëpunimit në kuadër të nismave rajonale dhe të organizatave ndërkombëtare, si dhe lidhur me një sërë çështjesh të tjera me interes të ndërsjellë. Bisedimet u zhvilluan në një frymë konstruktive dhe mirëkuptimi.
Drejtori i Përgjithshëm për Çështjet Politike e Strategjike, z. Ferit Hoxha, zhvilloi një takim edhe me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, z. Nemanja Stevanoviç.
Në këto takime z. Hoxha shoqërohej nga ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Beograd, z. Ilir Boçka.