Në datat 26-27 tetor, në Luginën e Preshevës u zhvillua konferenca “Figura me vlera shkencore dhe kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare”.
Konferenca pati pjesëmarrje të gjerë nga studiues nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe nga Lugina e Preshevës. Ky aktivitet përbën një zhvillim me mjaft rëndësi për ruajtjen e kultivimin e mëtejshëm të lidhjeve shkencore e kulturore shqiptare në rajon.
Ambasadori Bardhyl Canaj pati kënaqësinë të përshëndesë studiuesit e mirënjohur dhe të urojë suksesin e tyre. Falënderime të veçanta shkojnë për “Shoqatën për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore të Luginës së Preshevës” dhe drejtuesit të saj, Prof. Xhemaledin Salihu për iniciativën dhe organizimin.