
DR. BARDHYL CANAJ
Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë

Dr. Bardhyl Canaj është Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, që prej datës 28 shtator 2023.
Dr. Canaj u lind më 29.08.1959. Ka përfunduar studimet për filozofi në Universitetin e Tiranës, ndjekur më tej nga Masteri i Shkencave po në këtë universitet. Ambasadori Canaj mban gradën shkencore “Doktor” në fushën e shkencave politike.
Ambasadori Canaj ka ndjekur detyra të ndryshme diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme, si diplomat karriere që prej vitit 1986. Eksperienca e tij profesionale dhe diplomatike numëron ndër të tjera: Sekretar i Parë në Ambasadën e RSH-së në Egjipt (1988 – 1991), Këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Zv.Kryeministrit të Shqipërisë (1999-2001), Këshilltar i Ministrit të Shtetit për Integrimin (2001-2002), Këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme (2002-2006), Konsull i Nderit i Izraelit në Shqipëri, Ambasador i RSH-së në Shtetin e Izraelit (2015-2023).
Dr Canaj ka publikuar artikuj të ndryshëm, ka dhënë leksione dhe ka mbajtur prezantime në konferenca e seminare të rëndësishme ndër vite, nga të cilat përmendim: Politika e jashtme e Shqipërisë, ngjarjet në Ballkan, rasti i Kosovës, terrorizmi, strategjia e re amerikane pas 11 shtatorit 2011, çështjet e Lindjes së Mesme etj. Ka publikuar mbi 50 artikuj, opinione dhe intervista të botuara në shtypin e përditshëm (Koha Jonë, Shekulli, Gazeta Shqiptare), revista dhe Radio Tirana.
Ambasadori Canaj zotëron gjuhët angleze dhe italiane.
Ambasadori Canaj është i martuar dhe ka dy djem.