Të nderuar bashkëkombas!
Me vendim të qeverisë shqiptare janë shpallur dy ditë zie kombëtare në datat 2-3 korrik 2024, për humbjen e gjigandit të letërsisë shqiptare, ISMAIL KADARE.
Në orën 13.00 të datës 3 korrik 2024, do të mbahet një minutë heshtje për nder të tij.
Libri i ngushëllimeve me këtë rast do jetë i hapur në Ambasadë në datë 3 korrik 2024, në oraret 10.00-12.00 dhe 14.00-16.00, si dhe në formë elektronike në adresën: condolences@mfa.gov.al
R.I.P.