“Si në Maqedoninë e Veriut, edhe ne Shqipëri, u kam dhënë partnerëve tanë mbështetje të qartë për fillimin sa më shpejtë të bisedimeve të tyre për pranimit me Bashkimin Evropian (BE). Të dy vendet, të cilët janë gjithashtu edhe aleatët tanë të ngushtë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), tashmë kanë përmbushur të gjitha kërkesat për vijuar rrugetimin zyrtar në rrugën drejt BE-së. Angazhimi i diplomacisë sllovake, si një mbështetës afatgjatë i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, do të vazhdojë edhe më tej. Ne duam të kontribuojmë në mënyrë konstruktive në diskutim për të arritur rezultatin pozitiv “.
Është deklaruar nga Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Çeshtjeve Evropiane të Republikës se Sllovakisë z. Martin Klus gjatë vizite pune dy-ditore në Republikën e Shqipërisë më 30 prill dhe 1 Maj 2021. Mbi marrëdhëniet dypalëshe Sllovake-Shqiptare, zhvillimet aktuale në situatën pandemike, por veçanerisht mbi integrimin e Republikës së Shqipërisë në BE dhe politikën e zgjerimit, ka diskutuar me homologun e tij, Zëvendësministrin per Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Agron Tare. Ata ranë dakord që bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve ka potencial rritjeje, i cili padyshim është i lidhur me përparimin në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.
“Kam ardhur në Shqipëri me një mesazh shumë të ngjashëm, të cilin ia dhashë edhe partnerëve të mi në Maqedoninë e Veriut ditët e fundit: e ardhmja juaj është në Bashkimin Evropian dhe projekti e një Evrope të bashkuar nuk do të jetë kurrë i plotë pa rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për fillimin teknik të negociatave të pranimit dhe është koha për të zhvilluar konferencën e parë ndërqeveritare të BE me këtë vend “, tha Martin Klus, Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovakisë.
Në takimim me kryenegociatorin e Shqipërisë për negociatat e pranimit në BE, z. Zef Mazi, partnerët vijuan me temat që u diskutuan gjatë videokonferencës të përbashkët në janar 2021. Martin Klus ishte veçanërisht i interesuar për përparimin e Shqipërisë në reformat gjatë periudhës së fundit, ndërsa ofroi mundësinë e intensifikimit të bashkëpunimit të ndërsjelltë me qëllim të transferimit të përvojës së qeverisë sllovake dhe diplomacisë nga procesi i pranimit në BE.
Mbi temat kryesore të vizites së punës, por edhe për mundësitë e zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar, ka diskutuar Sekretari i shtetit te rezortit te diplomacise së Sllovakisë me Kryetaren e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme znj. Mimi Kodheli.
“Si ish deputet i parlamentit dhe nënkryetar i Këshillit Kombëtar të Republikës së Sllovakisë, i kuptoj plotësisht përfitimet e bashkëpunimit ndërparlamentar midis shteteve, kështu që shpresoj që pasi të keni konstituuar parlamentin tuaj, me një përbërje të re paszgjedhore, ne do të mundemi të mirëpresim delegacionin të deputetëve tuaj per vizitë ne Bratislave” – deklaroi M. Klus
Ai gjithashtu shtoi se, ashtu si vizita e fundit e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Çeshtjeve Evropiane të Republikës se Sllovakise z. Ivan Korčok në Shqipëri, edhe vizita e punes së tij në Tiranë është një provë e qartë e miqësisë Sllovake-Shqiptare dhe gatishmërisë së ndërsjelltë për thellimin e marrëdhenieve.