Një mbrëmje e mrekullueshme me instrumentistët e njohur të trios PraTa si dhe mezzo sopranon e Teatrit Kombëtar të Operas së Pragës Michaela Zajmi në ambientete e Pallatit historik Mirbach, në zemër të Bratislavës. Një miksim i tingujve dhe zhanreve të shumëllojshme të muzikës, kryesisht asaj klasike, bëri që publiku sllovak të shijonte pjesë të zgjedhura nga Europa Qëndrore, çeke, sllovake dhe padyshim dhe shqiptare, në këtë 100 vjetor të marrëdhënieve Shqipëri – Çeko-Sllovaki. Emocione të veçanta gjatë interpretimit të pjesës së njohur shqiptare “Moj e bukura, more”, të orkestruar nga Thomas Simaku.
Newsroom
Koncert me instrumentistët e trios PraTa dhe mezzo sopranon e Teatrit Kombëtar të Operas së Pragës Michaela Zajmi në Pallatin Mirbach