Në datën 26 shkurt 2025, në ambjentet e Ministrisë për Punët e Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë u zhvilluan konsultimet diplomatike ndërmjet delegacioneve të dy Ministrive homologe. Konsultimet për palën shqiptare u drejtuan nga Zv.Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Znj. Megi Fino, kurse për palën sllovake nga Sekretari i Shtetit në Ministrinë për Punët e Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Z. Marek Eštok. Konsultimet diplomatike u zhvilluan në një klimë tepër konstruktive dhe miqësore ndërmjet delegacioneve të dy Ministrive.