Organizimi i Festës Kombëtare dhe Festës së Çlirimit të atdheut nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadori z. Arten Hanku, në ambjentet e Pallatit Primacialny në qendër të Bratislavës, me pjesëmarrjen e personaliteteve nga jeta politike, diplomatike, akademike dhe artistike sllovake, si dhe komuniteti shqiptar që jeton në Sllovaki.
Mbrëmja u pasurua nga performanca artistike e dy artistëve profesionistë nga Teatri Kombëtar i Pragës, Michaela Zajmi mezzosoprano dhe Bledar Zajmi violinçelist.
Pritja-Bufe me specialitete të kuzhinës tradicionale shqiptare, u ofrua nga Restorant Narbon.
Gëzuar Festat e Nëntorit të gjithë shqiptarëve!