Sot më 25 mars 2025, në ambjentet e Universitetit Ekonomik të Bratislavës, Ambasadori i RSH në Sllovaki Z. Arten Hanku, i ftuar para një auditori të studentëve të Programit Master për Diplomacinë Ekonomike, mbajti një Prezantim mbi Shqipërinë, Politikën e saj të Jashtme, Diplomacinë dhe Situatën Ekonomike.