Jo më kot sivjet zgjodhëm të fillojmë rrugëtimin e përvitshëm promovues nga qyteti i mrekullueshëm i Piestanit, qytet me një numër shumë të lartë tursitësh që e vizitojnë cdo vit, si një destinacion turistik termal, me qendra bashkëkohore teraupeutike e spa. Shkëmbimi i përvojave me homologët shqiptarë, në drejtim të menaxhimit e kombinimit perfekt të sezonit turistik vjetor, atij dimëror me veror, do të kontribuojë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në rrijten e shkëmbimeve e numrit të turistëve në drejtim të destinacioneve përkatëse në të dy vendet tona.
Numri i turistëve sllovakë që kanë vizituar së fundmi Shqipërinë është në rritje të vazhdueshme, 40% më i lartë se tre vite me parë, duke rritur ndjeshëm interesin e publikut sllovak për oportunitetet e shumta që Shqipëria ofron, si për të shijuar bukuritë natyrore, ashtu edhe për të shfrytëzuar hapësirat për investime e bashkëpunime me partnerë shqiptarë. Uroj që edhe ky sezon të jetë po kaq i suskesshëm, për të inkurajuar nga ana tjetër edhe turistët shqiptarë të shijojnë natyrën e destinacionet turistike sllovake, ku padyshim Piestani zë një vend të rëndësishëm!
Falenderime nga zemra për mediat lokale që ndoqën me interes të vecantë e pasqyruan aktivitetet promovuese “Ditët Shqiptare në Piestan”.
Newsroom
Promovimi i destinacioneve turistike shqiptare për publikun sllovak – aktiviteti i radhës në Piestan.