NJOFTIM

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën Sllovake njofton të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët banojnë jashtë vendit dhe udhëtojnë në Shqipëri, si dhe shtetasit shqiptarë të cilët udhëtojnë drejt sllovakisë për motive turistike të mbajnë parasysh sa vijon:

 Shtetasit Shqiptarë të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë dhe udhëtojnë drejt Shqipërisë të kontrollojnë afatin e vlefshmërisë se pasaportave shqiptare, veçanërisht të fëmijëve dhe në rast se konstatojnë përfundimin e afatit të vlefshmërisë të telefonojnë në ambasadën/konsullatën shqiptare në vendin e banimit në mënyrë që të pajisen me leje - kalimi apo një dokument te vlefshëm udhëtimi.

 Në vijim të njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme rikujtojmë se 1 korriku 2016 është afati i fundit i vlefshmërisë së pasaportave biometrike të lëshuara në periudhën Prill 2009 – Korrik 2010, me afat të pasaktë vlefshmërie për shtetasit shqiptarë nën moshën 16 vjeç në momentin e aplikimit.

 Të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët udhëtojnë për motive turistike në Republikën Sllovake duhet mbajnë parasysh se hyrja ne Sllovaki si vend antar i BE-se dhe zones Schengen nuk ka nevojë për vizë dhe zbaton rregullat e hapësirës Shengen.

o Afatet dhe motivet e qëndrimit pa vizë

Shtetasit shqiptarë mund të qëndrojnë në Sllovaki për 90 ditë brenda një periudhe 6 mujore. Numërimi i ditëve të qëndrimit fillon në momentin e hyrjes së parë. Mosrespektimi i afat qëndrimit 90 ditor për gjashtëmuajsh përbën shkelje të legjislacionit sllovak dhe BE-se dhe shtetasit që thyejnë këtë afat penalizohen me gjoba ose me ndalim të hyrjes.

o Dokumentacioni i nevojshëm

Kërkesë parësore është paraqitja e pasaportës së vlefshme biometrike. Në përputhje me motivin e udhëtimit shtetasi është i detyruar të justifikojë me dokumente mbështetëse, nëse kërkohen, motivin e udhëtimit dhe aftësinë e tij për të përballuar financiarisht udhëtimit. Autoritetet kufitare kanë të drejtë të refuzojnë hyrjen shtetasit, i cili nuk është në gjendje mjaftueshëm të justifikojë motivin e udhëtimit. Hyrja në Sllovaki mund tu refuzohet personave, të cilët më parë janë dënuar nga njëri prej vendeve Shengen për mosrespektim të legjislacionit të qëndrimit.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ventúrska 277/16,
811 01 Bratislava

Slovak Republic

Tel / Fax

Tel: 004212 638 100 50
Emergency call:
00421 904 801 391

E-MAIL

embassy.bratislava@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00