
Z. Arten Hanku
Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën Sllovake

ARTEN HANKU
Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën Sllovake
Data e lindjes: 01.05.1968. I martuar me Etleva Hanku. Kanë dy djem: Argi Hanku (30) dhe Helio Hanku (25).
E-mail: arten.hanku@mfa.gov.al
Eksperiencat e punësimit
- 12 dhjetor 2023 dhe në vijim, Ambasador, Ambasada e RSH në Republikën Sllovake
- 19 tetor 2016 – 10 nëntor 2023, Konsull i Përgjithshëm, Konsullata e Përgjithshme e RSH në Mynih /Gjermani
- 15 janar 2013 deri 18 tetor 2016, Ministër-Këshilltar në Ambasadën e RSH në Vjenë / Austri dhe i Ngarkuar me Punë (Charge d’Affair a.d.), nëntor 2013 – shkurt 2014.
- 8 qershor 2012 deri 14 janar 2013, Drejtor i Arkiv-Dokumentacionit Ministria e Punëve të Jashtme
- 15 dhjetor 2010 deri 7 qershor 2012, Drejtor i Sekretarisë, Ndërlidhjes dhe Shifrës, Ministria Punëve të Jashtme
- 18 maj 2009 deri 14 dhjetor 2010, Përgjegjës Sektori i Shifrës, Ministria e Punëve të Jashtme
- 10 tetor 2008 deri 17 maj 2009, Specialist për vendet Nordike në Drejtorinë e Evropës, Ministria Punëve të Jashtme
- 7 gusht 2007 deri 9 tetor 2008, Specialist në Drejtorinë Konsullore, Ministria e Punëve të Jashtme
- 24 prill 2003 deri 6 gusht 2007, Diplomat në Ambasadën e RSH në Vjenë / Austri
- 15 shtator 2002 deri 23 prill 2003, Specialist për vendet e Amerikës Latine në Drejtorinë e Amerikave, Ministria Punëve të Jashtme
- 1998 deri 2001, Koordinator Programi i Fondeve, Kryqi i Kuq Shqiptar, Tiranë
- 1993 deri 1996, Shef-inspektor shitje-marketingu, Coca-Cola Bottling Enterprise, Tiranë
- 1990 deri 1991, Regjisor, Pallati i Kulturës Laç
Arsimi dhe trajnimet
- Shtator 2010 deri Gusht 2012, Master për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Instituti i Studimeve Europiane në Universitetin Shtetëror të Tiranës.
- Nëntor 2011 deri Dhjetor 2011, Kurs Kualifikimi për zyrtarët e punëve të jashtme në Pekin, Ministria e Punëve të Jashtme R. P. Kinës
- Mars 2011 deri Maj 2011, Kursi 34 për Diplomatë të huaj në Berlin, Ministria Federale e Punëve Jashtme R.F. Gjermane
- Tetor 2008 deri Dhjetor 2008, Kursi 46 për Diplomatë të huaj në New Delhi, Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë
- 1997 deri 2002, diplomuar si Jurist, Universiteti Shtetëror i Tiranës (korespondencë)
- 1986 deri 1990, diplomuar si Regjisor, Akademia e Arteve Tiranë
Gjuhë të huaja
- Anglisht, Gjermanisht, Italisht