Në datën 27 maj, para organizimit të Operas së Mbrëmjes, veprimtari tashmë tradicionale në Maribor, Saša Arsenovič kryetar i Bashkisë Maribor priti në takim një grup ambasadorësh të vendeve të ndryshme në Slloveni. Ai prezantoi arritjet zhvillimore në qytetin e Mariborit. Ndërkohë njohu të pranishmit me projektet afatshkurtëra dhe afatmesme në interes të jetës së qytetarëve, edukimit, turizmit dhe ekonomisë në tërësi. Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe ambasadori Pëllumb Qazimi.
Newsroom
Ambasadori Pëllumb Qazimi merr pjesë në takimin e organizuar nga kryetari i Bashkisë Maribor me ambasorët e akredituar në Slloveni