Përveçse i nderuar, jam krenar për bashkëpunimin e gjithëhershëm që vendi jonë ka pasur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj ky takim me Ambasadoren Jamie Lindler Harpootlian në Lubjanë, kishte rëndësinë që ka pasur e gjithë marrëdhënia jonë me vendin që përfaqëson, duke na përkrahur e mbështetur në çdo hap të zhvillimit tonë.
Për të vijuar me të njëjtën frymë, biseduam në këtë takim miqësor që do të pasohet nga të tjerë.