Ambasada Shqiptare në Slloveni ishte pjesëmarrëse në aktivitetin e organizuar nga Shoqata e Gruas Shqiptare “Teuta” në Slloveni me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Të pranishëm ishin znj. Tanja Fajon, Zëvendëskryeministre dhe Ministre për Punë të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, Matjaž Nemec, eurodeputeti slloven në Parlamentin Evropian, Sh.T.Z. Oljan Kanushi, Ambasador i Shqipërisë në Slloveni, Sh.T.Z. Valdet Sadiku, Ambasador i Kosovës në Slloveni, Z. Jumni Saliu, Diplomat i Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Slloveni.
Ambasadori Kanushi përgëzoi kryetaren e Shoqatës “Teuta”, znj. Ganimet Shala dhe anëtaret e kryesisë për organizimin dhe përfaqësimin dinjitoz të grave shqiptare me banim në Slloveni dhe njëherit shprehu urimet më të mira për Ditën Ndërkombëtare të Gruas!