Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Ambasada e Shqipërisë në Slloveni dëshiron të urojë të gjithë gratë që na frymëzojnë me kurajon, dhembshurinë dhe forcën e tyre të palëkundshme! Faleminderit çdo ditë për vlerën dhe impaktin e fuqishëm që ju keni në botë!
Ambasada Shqiptare në Slloveni organizoi festë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Festa e Gruas ishte mundësia e parë më e mirë që znj. Alba Kanushi, bashkëshortja e Ambasadorit shqiptar në Slloveni, Oljan Kanushit, jo vetëm të njihej me një pjesë të mirë të komunitetit të grave shqiptare në Lubjanë, por edhe të organizonte për kënaqësinë e tyre një festë krejt të veçantë.
Bashkë me ministren Tanja Fajon, kaluan dy mbrëmje ndryshe, në 8 dhe 9 Mars, për të gëzuar njëra tjetrën, siç duhet të bëj çdo grua, për çdo grua, në çdo datë. Gëzuar!