Me rastin e festave të Nëntorit, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Slloveni organizoi festimin më datë 28 Nëntor 2024, pranë qendrës Rog. Të ftuar nga qeveria sllovene, bashkitë e Sllovenisë, trupi diplomatik, fëmijët që mësojnë shqip dhe prindërit e tyre, shoqatat shqiptare: Shoqata kulturore BESA Celje Shoqata kulturore Iliria – Kulturno društvo Iliria – SLO Shoqata kulturore shqiptare Liria Velenje Shoqata Shqipetare Maribor, Shoqata Migjeni, Lidhja e shoqatave shqiptare si dhe pjesëtarë nga komuniteti shqiptar, ju bashkuan festës.
Festa vijoi nën interpretimin e artistëve: Manjola Nallbani @Gerard Murrja, Familja Telaku, Albanian String Quartet dhe grupit “Migjeni,” si dhe interpretimet artistike të fëmijëve pjesëtarë nga shoqata kulturore shqiptare.Të pranishmit e shumtë në numër shijuan muzikën dhe gatimet tradicionale shqiptare. Festa ishte një mundësi shumë e mirë për të paraqitur kulturën dhe vlerat tona në një vend miqësor si Sllovenia. Gëzuar Festat e Nëntorit për të gjithë shqiptarët!