Ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, Oljan Kanushi pritet në takim nga Zoran Janković, Kryetar i Bashkisë së Lubjanës
Me Kryetarin e Bashkisë së Lubjanës, Zoran Janković, predispozita dhe fryma e bashkëpunimit u dallua që në takimin e parë. Qëllimi i përbashkët për t’i dhënë përparësi forcimit të bashkëpunimeve dypalëshe, e bëri shumë miqësore këtë bisedë që, me siguri, do të pasohet nga të tjera. Shkëmbimet e vizitave mes dy vendeve ishin gjithashtu në qendër të bisedës sonë.
Pjesëmarrëse në takim ishte edhe anëtarja e Këshillit Bashkiak të Lubjanës Znj.Ganimet Shala, duke treguar edhe njëherë përfshirjen e komunitetit shqiptar në nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm midis dy vendeve mike.
Tirana dhe Lubjana do të jenë gjithnjë e më afër!