Ambasadori Oljan Kanushi u takua sot me profesionistët e rinj nga Shqipëria të përzgjedhur në programin “Skema e BE-së për Profesionistët e Rinj” organizuar nga Qendra për Ekselencë në Financë dhe mbështetur nga Komisioni Evropian.
Ambasadori theksoi rolin vendimtar të të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe shprehu mirënjohjen për #CEF për mbështetjen dhe fuqizimin e talenteve të rinj nga Ballkani Perëndimor.