Ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, SH.T. Z. Oljan Kanushi ishte i pranishëm në aktivitetin e organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit nga Qendra Kulturore e Hebrenjëve në Lubjanë
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një hebre në Shqipëri kishte gjasa për të shpëtuar të paktën dhjetë herë më shumë se sa në qendrat më të mëdha hebraike. Shqiptarët gjithashtu shpëtuan qindra refugjatë hebrenj që u strehuan në këtë vend nga Gjermania, Austria, Greqia dhe nga vende të tjera. Krenar për këtë përkrahje dhe mbrojtje të pakufijshme nga vendi im , ku miku dhe shtëpia janë një, trashëgon në breza.