Kënaqësi e veçantë që ishim pjesë e përurimit të vlerës sonë më të lartë, siç është gjuha shqipe, për përurimin e shkollës shqipe në Kapodistria / Koper, ku u uruam mirëseardhjen nxënësve, me urimin për të pasur të tjerë, gjithnjë e më shumë, që shqipja të jetë pjesë e shtëpive shqiptare në Slloveni gjithmonë.
Falënderoj të gjithë pjesëtarët e shoqatës “Iliria” me në krye Z.Heset Ahmeti, për kontributin e paçmuar në këtë inisiativë.
Gjithashtu një falënderim i veçantë për Znj.Gresa Ndreçaj dhe Znj.Gentiana Konjuhi për mbarvajtjen e procesit mësimor.
Duke qenë të gjithë bashkë, për të pritur sa më shumë fëmijë, që rrënjët e vendit të tyre të jenë gjithmonë me ta!