SH. T. Z. Oljan Kanushi, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë priti në takim përfaqësuesit e shoqatave shqiptare në Slloveni, emra të një rëndësie të veçantë të diplomacisë dhe gjithë komunitetit.
Në fjalën e mbajtur Ambasadori Oljan Kanushi u shpreh: “Nuk mund ta mbaj për vete takimin me përfaqësuesit e shoqatave shqiptare, emra të një rëndësie të veçantë të diplomacisë dhe gjithë komunitetit, që u mblodhëm bashkë, me rastin e marrjes se detyrës se rëndësishme për të qenë zëri i vendit që i përkas, Shqipërisë, në vendin kaq mikpritës, Slloveninë.
Do të jemi me njëri tjetrin, njësoj si në këtë takim, jo vetëm për të mbështetur nevojat e të gjithë atyre që flasin gjuhën tonë, por edhe për të zhvilluar, me të gjithë kontributin tonë, një marrëdhënie miqësore siç është ajo mes dy vendeve.
Së pari i jam mirënjohës qeverisë shqiptare që më besoi këtë detyrë, dhe të gjithë ekipit që, njësoj si tani, të jemi të gjithë së bashku!”