SH. T. Z. Oljan Kanushi, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë takon SH.T. Z. Robert Golob, Kryeministrin e Republikës së Sllovenisë
Gjatë takimit Ambasadori Oljan Kanushi u shpreh: “Takimi me kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob, përveçse kënaqësi personale, si përfaqësues i Shqipërisë në këtë vend kaq mikpritës, ishte mbështetës e përkrahës për rrugën që kam përpara, si zëri i komunitetit shqiptar. Secili do të ketë jo vetëm vëmendjen time, por edhe të aktorëve politik të rëndësishëm të vendit, që po takoj përditë e që së bashku do të ndërtojmë urat që na shërbejnë të gjithëve.
I kam percjellë përshëndetjet e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë SH.T. Z. Edi Rama dhe ftesën për të vizituar Shqipërinë, ftesë që e ka mirëpritur me kënaqësi.”