Të nderuar motra dhe vëllezër,
shkolla e vlerës sonë më të lartë, gjuhës shqipe, është gati për tu hapur në Koper, pranë ambjenteve të Shoqatës “Iliria”.
Ftojmë të gjithë familjet të cilat janë të interesuara, të bëhen pjesë e kesaj inisiative nga Shoqata “Iliria”, që shqipja të bëhet pjesë e shtëpive shqiptare në Slloveni.
Shihemi sot pasdite të gjithë bashkë, për të pritur sa më shumë fëmijë, që rrënjët e vendit të tyre të jenë gjithmonë me ta!